Benzema shënon falë gafës më të habitshme në një finale, i përgjigjet Mane

Reali i Madridit ka gjetur golin e parë të ndeshjes kundër Liverpulit, me Benzema në minutën e 51-të.

Një gol absurd, sepse portieri Karius e kishte topin në zotërim dhe tentoi t’ia pasonte me duar një shoku të skuadrës, por Benzema ishte në trajektore dhe shënoi golin më të çuditshëm në historinë e finaleve në Champions.

Është goli i parë në një finale në Champions për sulmuesin francez, ndërsa Liverpuli duket në tapet që kur u dëmtua Salah.

Megjithatë, festa e Realit ka zgjatur 4 minuta, sepse në një goditje këndi Mane përfitoi në mënyrë perfekte në zonë, duke barazuar. Festë më në fund për tifozët e The Reds, që kishin kohë që ishin tronditur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *