“Thikë në zemër” për Geret Bejlin, por hakmarrja e tij është goli i karrierës!

Geret Bejl e ka nisur nga stoli finalen në Champions League kundër Liverpulit dhe është një ndër goditjet më të rënda që ka marrë në karrierën e tij profesionale. Futbollisti uellsian ishte deri në momentet e fundit kandidat për një vend në formacionin titullar në finaln e Kievit.

Në fakt, kohët e fundit Bejl është paraqitur shumë mirë, me 5 gola të shënuar në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit, duke e mbyllur la Ligan me 16 gola dhe 19 gola në total këtë sezon.

Megjithatë, trajneri i Realit Zinedin Zidan ka vendosur ta lërë jashtë, për të dytën herë në 4 finale të luajtura në Champions. Kjo është edhe më e dhimbshmja, sepse një vit më parë në Uells mungoi për probleme fizike, ndërsa tani ishte plotësisht gati.

Sinjali është i qartë, Bejl nuk është titullar për Zidan. Megjithatë, në minutën e 61-të Bejl u fut në vend të Iskos dhe 3 minuta më vonë shënoi golin e karrierës, me një roveshatë të pabesueshme, duke ia kaluar Ronaldos ndaj Juventusit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online