Egzon Belica do të jetë kapiteni i skuadrës së Partizanit, në mungesë të Alban Hoxhës. Mbrojtësi foli para ndeshjes, duke folur në rolin e një lideri, por duke veçuar se për të dhe skuadrën shiriti është pronë e Alban Hoxhës, por duke shtuar se skuadra ka lojtarë të tjerë që mund ta mbajnë shiritin pa problem.
“Nuk është se ne pësojmë rregullisht, pasi jem ekipi me më pak gola të pësuar. Doja të thosha se si sulmi ashtu dhe mbrojta, ekipi punon në grup. Nuk është vetëm portieri dhe mbrojtja që pësojnë, por mbrojtja nis që nga sulmi, siç edhe sulmi fillon që nga prapavija”.
“Mjafton të shohësh tifozët dhe dihet se luhet një ndeshje e vërtetë. Dihet rëndësia e kësaj ndeshje, por për ne lojtarët është ndeshja e radhës, por nuk luhet gjithçka aty, do të bëjmë maksimumin. Do luftojmë për veten dhe për tifozët. Shiriti është përgjegjësi madhe. Dihet që kapiteni është Hoxha, ndërsa për shiritin në derbi nuk do të mërzitesha, pasi ekipi ynë ka lojtarë që mund ta bëjnë ekipin e dytë si Trashi, Ibrahimi, Telushi që kanë kualitet dhe njerëz me karakter të mirë”.
“Nuk diskutohet kualiteti i Albanit, pasi ai është portieri i parë dhe gjithashtu është portieri i Kombëtares. Doja të thosha se edhe portieri i dytë ka cilësi dhe ndaj është aty dhe do të bëjë një punë të mirë”.
“Ne jemi në vendin e parë dhe nuk ka pse të jetë një atmosferë jo shumë e mirë. Stërvitemi me dëshirë dhe entuziazëm dhe shpresoj që të bëjmë më të mirën”.
“Unë nuk do i fajësoja njeri te goli që pësuam në Vlorë. Pas minutës së 15, ndeshja foli për ne, mos të them që luajtëm me një portë, sidomos në pjesën e dytë. Sulmuam dhe të them të drejtën do të mërzitesha nëse do të humbnim dhe nuk do të luanim mirë”.
“Derbi është derbi dhe tifozët janë motivimi më i madh që lojtarët kanë në ndeshjet e tilla. Do futemi të bëjmë më të mirën dhe shpresoj të mos dalim pa pikë”.