Bekim Balaj nuk përmbahet në Austri, gjen dy gola përpara se të kthehet në Shqipëri

Bekim Balaj ka gjetur rrjetën në kampionatin austriak, madje duke shënuar dy gola në takimin që Sturm Grazi fitoi në transfertën e Altach në shifrat 1-2. Mënyra e realizimit ishte ajo klasike, me sulmuesin shkodran që e dërgon topin në rrjetë falë kordinimit të saktë me kokë në pjesën e parë. Për të mbërritur edhe në minutën e 85, kur do të vinte edhe goli i dytë personal në këtë takim.

Ky ishte realizimi i tretë në këtë sezon për Balajn, pas kësaj dopiete, ndërsa të parin e kishte gjetur në debutim. Në mënyrën më të mirë ky futbollist përshëndet ftesën e dërguar nga trajneri Reja, pavarësisht disa dyshimeve të vogla që mund të ekzistonin për përfshirjen e tij në listë, apo grumbullimin e ndonjë elementi të ri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online