Kamer Qaka mund të qetësohet tani, pasi me shumë mundësi nuk do të largohet nga Steaua, që e bleu këtë verë mesfushorin nga Poli Iashi për rreth 400 mijë euro. Mesfushori ka nënshkruar për pesë vite, por po diskutohej për një huazim të 23-vjeçarit.
Poli Iashi do ta donte pas, por në garë ishte edhe Voluntari, kundërshtari i djeshëm i Steauas (FCSB). Joan Andone, menaxheri i përgjiithshëm i Voluntarit, pak kohë më parë tregonte për bisedën me presidentin Xhixhi Bekali për Qakën.
“Kemi pasur një diskutim, do doja shumë ta merrnim. Do të shohim çfarë do të ndodhë saktësisht në vazhdim. Bëhet fjalë për një huazim për një vit, por me një opsion që Steaua mund ta marrë në janar nëse i nevojitet”, deklaronte ndër të tjera në ProSport Andone.
Përgjigja përfundimtare ka ardhur nga vetë Bekali mbrëmë, pas fitores 1-4 që Steaua mori kundër Voluntarit. Qaka luajti për 90 minuta dhe me paraqitjen e tij i ka bindur të gjithë. “Kam thënë që do t’i jap Andone një mesfushor qendror, por jo se do t’i jepja Qakën. Andone e ka pasur gabim. I kam thënë se do të ishte një mes Filip dhe Qakës. Si mundem t’ia jap Qakën pas lojës që bëri ndaj Voluntarit?! Më pëlqen shumë ai lojtar”, ka thënë presidenti i FCSB.