Befason Sadiku, sot e presin në Poloni!

Armando Sadiku ka javë që pret të mësojë destinacionin e ri, sepse pas huazimit te Lugano, është kthyer te Zyrihu, ku nuk do të qëndrojë, sepse klubi zviceran dëshiron ta shesë urgjentisht, për të arkëtuar sa më shumë, duke parë sezonin fenomenal dhe ofertat e shumta për sulmuesin e Shqipërisë.

Dje gazzetta.gr shkruante se Panathinaikosi ka shprehur interesim të fortë për Sadikun, por realisht çmimi i kartonit të tij mbetet problem.

Sot zvicerania Blick, zakonisht shumë e informuar në lidhje me lojtarët shqiptarë që luajnë në Zvicër, publikon lajmin e bujshëm: Sadiku është shumë pranë transferimit te Legia e Varshavës, që nesër do të luajë në Champions League.

Sulmuesin e presin për vizitat mjekësore, çka tregon se gjithçka po shkon drejt zyrtarizimit, nëse nuk ndodh ndonjë kthesë e bujshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *