Fiorin Durmishaj pritej të merrte ftesën e parë nga ekipi kombëtar në grumbullimit e muajit mars, por së fundmi situata ka marrë një kthesë 180 gradë. Sulmuesi i shpresave të Shqipërisë duket se ka zgjedhur të pranojë ftesën e kombëtares greke. Lajmi konfirmohet nga vetë trajneri i përfaqësueses helene.
Tekniku i kombëtares greke Angelos Anastasiadis, konfirmoi në kanalin “Open TV” se futbollisi i Panioniosit i është përgjigjur pozitivisht ftesës së tij. “Fola para disa ditësh me Durmishjan dhe e pyeta nëse kishte dëshirë të vinte në kombëtaren tonë dhe më dha po, pra ai kërkon të jetë në skuadrën tonë kombëtare”, tha trajneri i Greqisë.
Në lidhje me Durmishajn ka folur dhe drejtori teknik i kombëtares greke, Angel Basinas: “Kemi biseduar me lojtarin dhe agjentin e tij . Besoj se javën tjetër do mbyllëm me pozitivisht këtë punë”.