Befasia vjen nga Shkodra, largohet Hasan Lika: Ju falënderoj!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Dita e sotme ka qenë e fundit për Hasan Likën në drejtimin e Vllaznisë. Pas stërvitjes së paradites, ishte vetë Lika që i  ka komunikuar skuadrës këtë largim për arsye emigrimi. Edhe për SportEkspres.com, tekniku e konfirmon këtë largim për arsye emigrimi në Amerikë, por duke shprehur konsideratat e vlerësimet e tij më të mira.

“Ishte një periudhë shumë e mirë për mua në drejtimin e Vllaznisë. Edhe pse në Kategorinë e Parë, unë e pranova ofertën e drejtuesve të saj, të cilët i falenderoj për bashkëpunimin e sinqertë që patën me mua. Më vjen keq nga ky largim, por këto ishin kushtet e mia familjare. Në fundin e këtij muaji më skadon viza për në Amerikë. Vllaznisë i uroj suksese në Kategorinë Superiore”, deklaroi Hasan Lika pas largimit nga stoli i Vllaznisë.

Vllaznia renditet e para në grupin A dhe ka 11 pikë më shumë se Erzeni dhe Korabi, që ndajnë vendin e dytë. Rikthimi në Superiore është një formalitet, ndërkohë që mbetet të mësohet se kush do e marrë drejtimin e kuqebluve në vazhdim.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *