Befasia e Betisit, merr dy nga yjet e Botërorit

0

Betisi ka bërë një goditje të madhe në merkato, e pse ka blerë nga Sportingu mesfushorin qendror me tipare mbrojtëse Uilliam Karvalo, për 20 milionë euro, duke i vendosur klauzolë prej 120 milionë eurosh për prishjen e kontratës.

26-vjeçari i rritur te Sportingu ka vite që është lojtar kyç te ekipi portugez, por edhe të Portugalia, duke qenë titullar çdo ndeshje në Botërorin rus.

Pritej transferim në ndonjë klub me të pasur, por Betisi po habit këtë verë, sepse para dy ditësh zyrtarizoi edhe një tjetër lojtar që shkëlqeu në Kupën e Botës, anësorin ofensiv Takashi Inui.

Japonezi 30-vjeçar shënoi 2 gola e dha një asist për Japoninë në Botëror, ndërsa është transferuar falas te Betisi, sepse i kishte mbaruar kontrata me Eibarin. Më parë Betisi kishte firmosur edhe me Kanales, Pau Lopez e Xhoel Robles.

Skuadra e drejtuar nga Kike Setien mahniti me lojën e bukur sezonin e shkuar dhe do të marrë pjesë në Europa League, ndaj është ende në kërkim të një mbrojtësi për të zëvendësuar të larguarin Zhordi Amator, ashtu si duhet gjetur pasuesi i mesfushorit Fabian Ruiz, i cili ka shkuar te Napoli.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.