Atanda “divorc” me Partizanin, e presin në Durrës

Partizani në orët e ardhshme do të ndahet nga mbrojtësi Sodik Atanda. Nigeriani, i cili ka qenë pjesë e të kuqve për dy sezone e gjysmë, tashmë ka kërkuar largimin.

24-vjeçari ka marrë një ofertë nga Teuta dhe ka rënë dakord me klubin durrsak, që tashmë po bisedon me Partizanin për të mbyllur gjithçka me mirëkuptim.

Një histori dashuri-urrejtje ajo e Atandës te Partizani, sepse ishte titullar fiks deri në sezonin 2016/17, ndërsa më pas nisën problemet.

Atanda kërkonte të largohen jashtë Shqipërisë, Partizani nuk e lejoi dhe kjo bëri që situata të acarohej ndjeshëm. Në pjesën e dytë të sezonit të fundit Atanda thuajse nuk luajti fare dhe ishte në stol edhe ndaj Mariborit, sinjal i qartë se nuk është as në planet e trajnerit Skënder Gega.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online