Batha: Nuk ishte një ndeshje e veçantë, në pjesën e parë u vumë në vështirësi

Idriz Batha zgjodhi që të linte Partizanin, për të nisur një aventurë të re në Vlorë, por pas ndeshjes ka folur për mediat, ku tregoi se skuadra e tij vuajti disi në pjesën e parë. Mesfushori e pranon se nuk ishte një ndjesi e njëjtë kjo ndeshje me Tiranën, si në kohën kur ishte pjesë e Partizanit.

“E dinim që do ishte e vështirë për ne, aq më shumë që Tirana luan mirë, përtej renditjes. Jam i lumtur për pikët, ato ishin primare. E vërtetë, vuajtëm në pjesën e parë, Tirana ishte superiore në mesin e fushës, por në pjesën e dytë ndryshuar disa gjëra dhe u përmirësuam, duke gjetur golin dhe duke e merituar fitoren”.

“Sfidë e veçantë me Tiranën? Jo, nuk është ndjesi e njëjtë në fakt. Kam qenë shumë mirë te Partizani, tani jam te Flamurtari dhe jam i kënaqur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *