Myrto Uzuni ka shpërndarë me fansat e tij në “Instagram”, automjetin e tij të ri, që ka një histori mjaft interesante nga pas. Në mbishkrimin e fotos, futbollisti beratas falënderon për “dhuratën” agjentin e tij dhe e mbyll duke shkruajtur: Kështu ndodh kur humbet bastin. Puna e fortë paguan.
BASTI – “Por, si ka qenë basti midis agjentit dhe lojtarit. Midis palëve u ra dakord se nëse Uzuni do të shënonte 10 gola dhe do të luante me kombëtaren shqiptare brenda vitit 2018, ai do përfitonte një automjetin.
Me kalimin e muajve Uzuni i realizoi të dyja kushtet e bastit dhe agjenti i lojtarit nuk iu shmang bastit, duke i dorëzuar sot çelësat e automjetit të markës “Porsche”.
https://www.instagram.com/p/Briq30uAxY5/?utm_source=ig_web_copy_link