Bashkimi vjen vetëm nga sporti, tashmë edhe volejbolli bën bashkë Shqipërinë me Kosovën

Mbrëmja e djeshme ishte historike për të gjithë shqitparët, që tashmë do kenë mundësinë të shohin ekipet e basketollit të Shqipërisë dhe të Kosovës të luajnë bashkë. “Liga Unike“ solli këtë bashkim të shumëpritur mes dy shteteve shqiptare, por kjo nuk do të ndodhë vetëm në basketboll.

Edhe Federatat e volejbollit kanë gjetur marrëveshjen e tyre për të bërë një Kosovën me Shqipërinë. Superkupa Mbarëkombëtare e Volejbollit është kupa më e re për ekipet në të dyja anët e kufirit. Në të do të luajnë kampioni i Shqipërisë me atë të Kosovës, si dhe fituesit e Kupës së të dy shteteve si për meshkuj ashtu edhe për femra.

Një nismë për t’u duartrokitur kjo që bashkë me “Ligën Unike“ shërbejnë si një “shuplakë“ e fortë për qeveritë tona që për vite nuk kanë mundur dot të bëjnë atë që sporti ka bërë këto kohë. Shqiptarët po mësojnë së fundi fuqinë e vërtetë që mbart me vete sporti, pasi vetëm ai duket po bën realitet ëndrrën për bashkim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit:

SUPERKUPA MBARËKOMBËTARE E VOLEJBOLLIT

Pas një takimi informal, të mbajtur të martën në mbrëmje në Durrës, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe ata të Federatës së Volejbollit të Kosovës, kanë finalizuar hollësitë e marrëveshjes së arritur në shkurt të këtij viti, për organizimin e Superkupës Mbarëkombëtare të Volejbollit. Kjo Superkupë do të organizohet si midis kampiones së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës si për femra, ashtu edhe meshkuj, por edhe midis fitueses së Kupës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, për të dyja gjinitë. Kjo Superkupë Mbarëkombëtare do të zhvillohet në hapësirat midis fazave të kampionateve përkatëse, ndërsa datat e sakta do të zyrtarizohen në javët në vijim..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online