Zyrtare/ Filizat e Akademisë i rezultuan një sukses, Tirana i realizon ëndrrën 5 talenteve bardheblu

Tirana ka vendosur t’i besojë gjithnjë e më shumë Akademisë së saj. Emrat si Ismajlgeci, Çelhaka apo dhe Ernest Muçi rezultuan një sukses i pastër për bardheblutë, teksa me paraqitjet e tyre patën një meritë të pamohueshme në arritjet e klubit për sezonin që lamë pas. Por përpos përfitimeve në fushën e lojës, talentet e dalë nga Akademia bardheblu janë gati të mbushin arkat e Tiranës, pasi emrat e tyre pëlqehen edhe në arenën europiane.

Nisur nga e gjithë kjo në kryeqytet duket se e kanë kuptuar fare mirë mesazhin nga sezoni që lamë pas dhe ka vendosur të bëjë vend në ekipin e parë për më shumë filiza të Akademisë. Tirana i ka plotësuar ëndrrën ditën e sotme 5 talenteve të saj, duke i dhënë mundësi të bëjnë hapin e madh në karrierën e tyre si profesionist për t’ju bashkuar ekipit A. Okseold Sefa, Aldi Gjumsi, Alban Cejku, Kristi Malo, Xhoi Cici janë lojtarët që do të vazhdojnë të mbajnë veshur fanellën bardheblu sezonin e ardhshëm, por këtë herë në Kategorinë Superiore.

“KF Tirana njofton afrimin e lojtarëve: Okseold Sefa, Aldi Gjumsi, Alban Cejku, Kristi Malo, Xhoi Cici në ekipin e parë. Filizat e akademisë falë talentit dhe punës së palodhur arritën ti bashkohen endrrës së madhe të të qënit pjesë e skuadrës kampione këtë sezon të ri. Rrugëtimi bardheblu nuk ndalet për këta djem që do të vazhdojnë të mbajnë veshur fanellën me të cilën u rritën”, shkruan klubi në faqen zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online