“Muçi për 10 minuta del 3 herë para porte“, Duros i djeg ende humbja me Tiranën: 6 muaj në ëndërr e shoh

Shpëtim Duro nuk arriti ta mbyllte të gjithë sezonin e shkuar në stolin e Kukësit, teksa u shkarkua pas ecurisë jo të mirë të ndeshjeve të fundit, E ajo që vulosi fatin e tij ishte pikërisht humbja me rivalin e drejtëpërdrejtë, Tiranën.

Një disfatë që ka mbetur ende në mendjen e trajnerit Duro, i cili i ftuar në emisionin “Pressing“ në “ABC Neës“ tregon sa gjurmë të thella ka lënë ai rezultat 1-2 me bardheblutë. “6 muaj në ëndërr e shoh“ janë fjalët e ish-kreut të pankinës së Kukësit, që më pas flet edhe për merkaton e Tiranës, ku sipas tij largimi i Ngosë do të lërë boshllëqe në sulm.

“Tirana ishte mësuar me atë lojë me Ngoo. Përpos pjesës së karakterit, që nuk e di çfarë karakteri ka për shkak se nuk e kam stërvitur, për mënyrën e lojës ishte i rrezikshëm, finalizonte. Them se ka lënë boshllëk. Duhej zëvendësuar me një lojtar me cilësitë e tij. Muçi është shumë i mirë, e kam parë që vjet dhe në 10 minuta që luan del tre herë para portës. Këtë e ka të lindur. Ai është më i rrezikshëm kur luan pas sulmuesit.

E kam pasur Tiranën kundërshtare. Mbaj mend ndeshjen e fundit që na mundën, ishte ndeshje kryesore dhe e përmbysi. Nëse nuk fitonte, nuk merrte kampionat. Bravo u qoftë. Normal që nuk e harroj, pasi aty luhej kampionati.

Gjashtë muaj në ëndërr e shoh. Ngoo nuk luante titullar, pasi ishte i sëmurë. Luajti Muçi dhe nuk është se bëri gjë. Kur luajti Ngoo e tërhoqi skuadrën dhe i dha ritëm tjetër. Nuk duhen mohuar vlerat e tij në këto dy vite, por jam dakord që nuk ka të pazëvendësueshëm.

Kukësi kampion? Kukësi nuk fiton titull pa tifozë, po luajti sërish jashtë. Kam luajtur në Lushnjë, Shkodër, Elbasan si pritës. Albani më ngacmon për atë ndeshjen që humba me Tiranën. Luanim si pritës dhe në ‘Air Albania’ ishin 70 për qind të stadiumit. Ishte humbja e parë pas 15 vitesh me Tiranën. Më dogji. Nuk pamë klasifikimi”, ka thënë Shpëtim Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online