Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Migjen Basha është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën mes Arisit dhe Panionios. Edhe pse me shumë eksperiencë, Basha nuk ka arritur të jetë i kujdesshëm gjatë një ndërhyrje dhe ka lënë skuadrën e tij me një futbollist më pak vetëm pas 11 minutash lojë.
On n'est pas loin de la tentative de meurtre là. pic.twitter.com/5He31Da7Uo
— Football Grec France (@footgrec) February 17, 2019
Aris ndodhet në pozita të qeta në renditje, pasi ruan vendin e pestë në kuotën e 33 pikëve. Megjithatë, kjo ndeshje shihej si një mundësi e mirë për të marrë një tjetër fitore, por largimi i Bashës me të kuq ka ndryshuar rrjedhën e sfidës.
Nga krahu tjetër, Durmishaj e ka nisur sfidën sërish titullar dhe me formën që sulmuesi shqiptar po kalon, pritet të jetë një rrezik konstant për mbrojtjen e Aris, që tashmë duhet të bëjë edhe pa shërbimet e Bashës.