Andoni “zverdhet”, Dermaku dhe Binaku shijojnë fitoret

Egzon Binaku duket se ka gjetur një rol të ri te skuadra e Malmos. Mbrojtësi i kombëtares është aktivizuar prej disa ndeshjes si anësor i majtë me tri qendërmbrojtës pas tij, ku dhe ka shkëlqyer. Edhe në takimin e sotëm, Binaku ka luajtur në këtë pozicion, ku ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Malmo arriti të marrë një fitore shumë të rëndësishme 3-2 në shtëpi përballë Degerfors.

Edhe Dermaku ka bërë një ndeshje shumë të mirë në prapvijë për skuadrën e Kozencës, ku ndihmoi ekipin e tij të marrë një fitore 2-0. Mbrojtësi ishte solid në prapvijë dhe ndihmoi skuadrën e tij të mbajë rrjetën e paprekur.

Mesfushori Andoni vazhdon të jetë një titullar i paprekshëm te skuadra greke e AEL Larisës. 27-vjeçari bëri një ndeshje të kënaqshme, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij të marrë më shumë se një pikë në shtëpi përballë Ksanthit. Po ashtu, Andoni u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 26’ dhe u desh të ruhej në pjesën e mbetur të sfidës.

Panetolikosi i Enea Mihajt po luan në transfertë përballë Levadiakosit. Ndeshja nuk është zhbllokuar ende, ndërsa trajneri ka vendosur ta aktivizojë lojtarin e kombëtares shqiptare në një rol të ri. Qendërmbrojtësi po luan në rolin e shkatërruesit, me trajnerin Dellas që ka menduar të bëjë këtë lëvizje për ndeshjen e sotme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online