Bartomeu: Juve, favorit me Ronaldon! Do i kushtojmë vëmendje të rinjve

Presidenti i Barcelonës Zhozhep Bartomeu ka komentuar largimin e Ronaldos nga La Liga. Vetë numri 1 i Barcelonës nuk ka preferuar të flasë për kundërshtarin, realin, por theksonte Juventus është forcuar shumë dhe me portugezin në skuadër do të jetë një pretendo kryesor.

“Për dy vite radhazi skuadrat italiane na kanë nxjerrë nga Championsi me meritë, si Roma dhe Juventusi”.

“Real Madrid? Ne shohim veten tonë. Jemi një skuadër fituese dhe e kemi forcuar ndjeshëm ekipin. Ne po përpiqemi që t’i japim hapësira dhe lojtarëve të rinj si Alen, Puig, Miranda e Ruiz. Ne presim që ata të rriten si Injesta e Ksavi. Skuadra e të rinjve fitoi Ligën e Kampioneve dhe duhet më shumë vëmendje nga ata”.

“Kush fiton Championsin? Juventus bëri një goditje të madhe me Ronaldon. Askush nuk dëshiron që të largohet një lojtar i mirë. Flas për anën sportive, jo për atë ekonomike”.

“Jam habitur nga kalimi i Ronaldos në Torino. Anjeli ka bërë një goditje të madhe. La Liga ka humbur një yll, i cili është i dyti në dy vite, pasi u largua dhe Nejamr një vit më parë. Kjo është diccka negative. Nuk më intereson që reali mund të jetë dobësuar. Ronaldo jo vetëm që përmirëson Juventusin, por rrit nivelin në Seria A.  Juven me Ronaldon është favorite”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online