Bartomeu: Guardiola e ka gjithnjë derën e hapur nëse do të rikthehet

0

Pep Guardiola u bë i famshëm tek Barcelona, ku aplikoi një stil të veçantë loje që më parë nuk ishte parë. Stili i tij i solli shumë suksese dhe trofe klubit katalanas dhe normalisht që drejtuesit gëzojnë një respekt të madh për Guardiolën.

Presidenti i Barcelonës, Zhozhep Bartomeu, është shprehur në një intervistë së fundmi se Pep e ka derën e hapur gjithnjë në klubin ku ai nisi dhe karrierën. Numri 1 i klubit tregon se edhe kur Guardiloa u larguar ia ka shprehur këtë ofertë, duke i thënë se ai kur të donte mund të rikthehej në skuadër.

“Guardiola është një gjeni dhe ai e ka derën e hapur sa herë që dëshiron të kthehet. Ditën tjetër kam lexuar se ai dëshironte që të punonte aty ku ka hedhur hapat e parë dhe kjo do të ishte fantastike. Ne i kemi thënë kur vendoi të largohet se do jetë i mirëpritur tek ne. Ai u largua pasi ishte e lodhshme për të. Rikthimi i tij do të ishte një lajm fantastik”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.