“Bardhi ka frikë nga penalltitë”, Starova: Nuk i kanë përgatitur? Do ishte akuzë për Partizanin

Partizani është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë teksa është mundur në “ruletën ruse” ndaj Laçit. Ekzekutimet e Bardhit dhe Carës ishin shumë të dobëta, ndërsa portieri Sherri ishte i gatshëm për të pritur goditjet e tyre duke i dërguar kurbinasit në gjysmëfinale. Nga ana tjetër Starova, i pranishëm si gjithmonë në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN”, është shprehur se Bardhi ka një frikë të hershme nga penalltitë.

“Nuk ka trajner që të mos punojë për penalltitë në Kupën e Republikës. Do të ishte akuzë e rëndë që të themi se te Partizani nuk kanë menduar fare te penalltitë. Madje duhet të përgatiten edhe për lojtarët e 8 ose 9 që mund të vijë radha dhe nuk kanë gjuajtur ndonjëherë në jetën e tyre penalltitë. Bardhi? Më kujtohet përpara disa vitesh kur gjuanin të gjithë penalltitë te Partizani, ndërsa Bardhi largohej se kishte frikë. Kur vendoset topi te 11-metërshi shtohen emocionet”, ka thënë Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online