Barcelona zyrtarizon kolumbianin e parë në historinë e vet

Barcelona nuk ndalet këtë janar, sepse pas Filipe Kutinjos, ka blerë edhe qendërmbrojtësin Jerri Mina. Klubi katalanas ka zyrtarizuar gjithçka sot, me 23-vjeçarin e Palmeirasit që transferohet që tani në Spanjë dhe ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2023. Kostoja e transferimit është 11.8 milionë euro dhe klauzola e prishjes së kontratës është 100 milionë.

I lindur më 23 shtator 1994 (në Guaçené, Kaukas, Kolumbi), Jerri Mina përforcon qendrën e mbrojtjes. Bëhet fjalë për një futbollist 1.95 metra, por që është goxha i zhdërvjellët dhe i aftë me topin, përveçse mbret i ajrit, duke shënuar disa gola çdo sezon.

Në 49 ndeshje me Palmeirasin, ku u transferua në vitin 2016, Mina ka shënuar 9 gola, përveçse ka shënuar 3 gola me Kolumbinë, në 9 ndeshje.

Jerri Mina e ka nisur karrierën si portier, më pas si mesfushor dhe në moshën 19-vjeçare firmosi për Deportivo Paston, ku kaloi në qendër të mbrojtjes. Në vitin 2014 kaloi te Independiente de Santa Fe, ku u bë një ndër yjet e futbollit kolumbian dhe u transferua te Palmeiras. Edhe aty Mina u bë një superstar, duke u zgjedhur qendërmbrojtësi më i mirë i Kampionatit Paulista në vitin 2017.

Në karrierën e vet Mina ka fituar një kampionat Kolumbie dhe një Kupë Sudamerikana me Santa Fe, si dhe është shpallur kampion i Brazilit në vitin 2016 me Palmeiras.

Tani Mina bëhet kolumbiani i parë në histori që vesh fanellën e Barcelonës dhe shihet si e ardhmja e klubit blaugrana në mbrojtje, aty ku Pike e Umtiti janë titullarët për momentin, ndërkohë që alternativë ka qenë Masçerano, por ky i fundit pret të largohet. Kurioz është fakti se Mina, lojtari i dhjetë kolumbian në La Liga këtë sezon, është lojtari më i gjatë te Barcelona, 1 centimetër më i lartë se Pike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online