Barcelona shkon pa tifozë në Madrid

Në kulmin e “luftës” për Pavarësi dhe mes polemikave pa fund, Barcelona detyrohet të shkojë në Madrid, për sfidën ndaj Atletikos më 14 tetor, pa asnjë tifoz me vete. Në fakt, në Spanjë nuk e kanë traditë udhëtimin jashtë fushe, por gjithsesi tifozët e Barcelonës mund të ishin disa qindra në stadiumin e ri të Atletikos, “Wanda Metropolitano”.

Tani mësohet se asnjë biletë nuk është vënë në dispozicion të Barcelonës, edhe pse me rregullore i takonin mbi 3.000 bileta. Në fakt, Atletiko nuk u jep aq shumë klubeve spanjolle, sepse në dy ndeshjet e para të kampionatit në stadiumin e ri Malaga e Sevilja morën vetëm 194 bileta për tifozët e vet, por 0 bileta është diçka unike, që nuk ka lidhje me sportin.

Barcelona ka njoftuar se nuk do të ketë tifozë me vete për shkak të një “gabimi logjistik”, një justifikim fëminor për të thënë që “në Madrid nuk duhet të vijë askush, për të evituar trazirat e mundshme në këtë moment delikat në Spanjë dhe Katalunjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online