Merkatoja e verës është në prag dhe lëvizjet e para kanë nisur. Te Barcelona me sa duket është bërë i ditur edhe largimi i parë, i cili do të jetë Xhasper Silesen.
Portieri e ka shprehur prej kohësh pakënaqësinë e të qenurit alternativë e Ter Shtegen dhe do të lërë Katalonjën për të kaluar në Portugali. Sipas raportimeve në mediat spanjolle dhe portugeze, 30-vjeçari do t’i bashkohet Benfikës.
Ajo që ende mbetet në pikëpyetje është formula e transferimit, ku nuk përjashtohet edhe një huazim i mundshëm.
El acuerdo entre Benfica y Barça por Jasper Cillesen está cerrado. El portero holandés jugará en el club lisboeta.
— Francesc Aguilar (@FApor_elmundo) May 12, 2019