Është mbyllur më në fund “saga” e negociatave midis Zhordi Albës dhe klubit të Barcelonës. Sipas medies katalanase “RAC 1”, të dyja palët kanë rënë dakord për të nënshkruan një rinovim për pesë vitet e ardhshme.
Falë kontratës së re, 29-vjeçari do të përfitojë nëntë milionë euro në sezon, çka e bën atë mbrojtësin e gjashtë më paguar në botë, pas Serxho Ramos, Marselo, Van Dajk, Dani Alvesh dhe Tiago Silvës.
Alba është një produkt i akademisë së Barcelonës. Pas një eksperience të shkurtër te Valencia mëngjarashi u kthye në vendlindje, ku prej vitesh ka blinduar vendin e titullarit.