Barcelona e pamëshirshme, me Seltën prodhon një “manita”

Përbindësh në La Liga, përbindësh edhe në Kupën e Mbretit. Barcelona sot e pati krejtësisht të lehtë të fitonte ndaj Selta Vigos në shtëpi (5-0) dhe madje duke u dëfryer me gola spektakolarë.

Goleada e katalanasve nisi me dopietën e Mesit (13′ dhe 15′), i cili tregoi edhe një herë se veprimet magjike i ka si bukë e djathë, sidomos kur asistohet në secilin rast nga Alba.

“Pleshti” mendoi t’ia kthente nderin dhe këtë e bëri shpejt, në të 28′, duke shërbyer për mbrojtësin spanjoll në episodin e golit të tretë. Pas tre minutash shënoi edhe Luis Suarez dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

E dyta ishte po aq e bukur sa e para, ndonëse me një ulje të ritmit nga vendësit, të cilët praktikisht nuk kishin asnjë arsye për të lodhur veten me atë rezultat. Rakitiç, gjithsesi, në të 87′ e shkeli gazin dhe plotësoi një “manita” për kartolinë, edhe pse pas festave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online