Barça zyrtarizon turin e vitit të ardhshëm, “braktis” Amerikën pas dy vitesh

Vitet e fundit jemi mësuar që faza përgatitore e klubeve më të mëdha të Evropës të bëhet në Amerikë. Turne të ndryshëm janë organizuar, ku kanë marrë pjesë klubet më në zë evropiane, si Barcelona, Real Madrid, Milan, Inter, Juventus apo Mançester Junajtid e Liverpul.

Barcelona dy vitet e fundit i ka kryer përgatitjet e saj në Amerikë, por duket se viti i ardhshëm do të vijë me disa ndryshime. Ditën e sotme klubi nga Katalunja ka zyrtarizuar se vitin e ardhshëm, në verën e vitit 2019 katalanasit do të kenë një tur në Kinën dhe Japoninë e largët. Blaugranat duket se do ta përgatisin sezonin 2019-2020 me miqësore në kontinentin aziatik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *