Barça tallet me Realin: Nuk është videoja e së mërkurës
Barcelona e ka kthyer Bernabeun në pronë private dhe pas triumfit në kupë të mërkurën e shkuar, ka fituar sërish të shtunën, për kampionat, duke shkuar 12 pikë përpara Real Madridit dhe duke kaluar në avantazh në përballjet totale në El Clasico, diçka që nuk ndodhte prej thuajse 1 shekulli.
Pas ndeshjes, sipas traditës, Barcelona bëri edhe një foto festive nga dhomat e zhveshjes në Bernabeu.
Në rrjetet sociale mesazhi i klubit blaugrana ishte plot ironi ndaj Realit, edhe pse nuk ia përmend emrin rivalit të përjetshëm: “Dezhavu! Ju sigurojmë që nuk është videoja e së mërkurës së shkuar, por na pëlqen po aq shumë” .