Rusta: Akoma s’jam gati për Superioren, ja gjyqtari që shoh si model

Emanuela Rusta u bë e para gjyqtare femër që gjykonte në një ndeshje të Kategorisë Superiore. Derbi midis Partizanit dhe Tiranës ishte ndeshja debutuese për Rustën në elitën e futbollit shqiptar, ku kishte rolin e gjyqtares së linjës.

Arbitrja nga Elbasani ishte ftuar në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, ku foli për eksperiencën në derbi dhe planet e karrierës së saj.

DERBI – “Ishte një kënaqësi e madhe të isha pjesë e grupit të gjashtë arbitrave të derbit, por dhe një përgjegjësi shumë e madhe. Natyrisht që kisha emocione. Zakonisht e kisha parë si tifozë më parë, ndërsa në fushë është shumë ndryshe”

MARRJA E LAJMIT – “U emocionova dhe fillimisht mendova mos e kisha lexuar gabimisht mesazhin, por më pas e konfirmova me anë të email-it . Në atë momente isha me familjen dhe ata po më shikonin me habi për shkak të reagimit tim”,

FILLIMI – “Unë kam qenë basketbolliste me ekipin e Elbasanit. Një miku im më sugjeroi për t’u bërë arbitre futbolli”.

“Unë kam gjykuar në Kategori të Dytë, te moshat e meshkujve dhe në ndeshjet e femrave”.

GJYQTARE KRYESORE NË SUPERIORE ? – “Mendoj se më duhet edhe pak më shumë eksperiencë. Më pas besoj se do të jem gati”.

EPISODI NË DERBI – “Normalisht si ndihmëse flas vazhdimisht me arbitrin kryesor. Derbi ka pasur një moment ku kam ndërhyrë për të vazhduar loja. Ishte një ndërhyrje ku lojtari (Maveje ndaj Rexhepit) po kërkonte faull, por unë kisha pamje të qartë dhe sinjalizova që të vazhdonte loja. Mendoj që ndeshja nuk pati momente të vështira. U luajt shumë futboll”.

MODELI ? – “Përveç Enea Jorgjit kam si model gjyqtaren gjermane Bibiana Shtajnhauz, e cila ka arritur të gjykojë në nivelet më të larta të futbollit”.

E ARDHMJA – “Unë në fund të marsit do të gjykoj për herë të parë jashtë Shqipërie. Tani në mars do të jem gjyqtare kryesore në një turne femrash që do të zhvillohet në Itali”, përfundoi Rusta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online