Barça e fiksuar pas Atletikos, mendon për Saul

Barcelona vijon të jetë në monitorim tek ekipi i Atletiko Madrid. Pasi dështoi për marrëveshjen me Antuan Grizman, katalanasit kanë zgjuar interesin e tyre për një emër që po kthehet në një idhull në Spanjë. Pikërisht mesfushori i talentuar i “Los Kolçoneros”, Saul Nigez.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, kanë qenë pikërisht paraqitjet mbresëlënëse në dy ndeshjet e fundit me kombëtaren si dhe dy golat e shënuar të Saul, që kanë bindur akoma më shumë drejtuesit katalanas, të cilët janë të gatshëm të paguajnë dhe shifrën e çmendur ne klauzolën e Nigez që përkon me shifrën e 134 milionë eurove. Por Saul gjithmonë ka treguar besnikëri ndaj ekipit madrilen, ku dhe e vërtetoi me kontratën e re të firmosur që e mban të lidhur me madrilenët deri në vitin 2026.

Mesfushori 23-vjeçar është kthyer në një nga pikat referuese tek kombëtarja spanjolle me ardhjen e Luis Enrike në krye. Kujtojmë që në botërorin e Rusisë Saul nuk u aktivizua asnjë minutë, gjë që shkaktoi jo pak polemika nga shtypi spanjoll në atë kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online