Barazon në miqësoren me Bylisin, Lushnja teston Brahimajn dhe Jaupaj “zhduket”

Pasditen e së mërkurës, Lushnja e Bylisi u ndeshën mes tyre në një miqësore, e cila përpos rezultatit të barabartë 1-1, në këtë periudhë më shumë i shërbeu hyrje-daljeve që kanë pësuar skuadrat. Edhe pse takimi u luajt në një mot me reshje shiu, të dyja skuadrat aktivizuan shumë futbollistë, ndërkohë që te Lushnja, nga dy emrat e përfolur në merkato, vetëm mbrojtësi Denis Brahimaj u paraqit, ndërsa sulmuesi Ardit Jaupaj nuk u duk në fushë.

Për SportEkspres.com, zëvendëstrajneri i Lushnjes, Dritan Çuko, deklaroi se ishte një ndeshje testuese për të dyja skuadrat, ndërkohë që për skuadrën e tij në fushë ishin edhe prurjet e reja. “Ne i testuam të tre afrimet e reja në këtë merkato dhe deri tani vlerësimet janë normale. Por, prisnim edhe sulmuesin Jaupaj, ndërsa Brahimaj tregoi vlera. Gjithsesi, u luajt një ndeshje e barabartë, me objekt vëzhgimin e gjendjes së lojtarëve”.

Ndërsa për fillimin e përgatitjeve dhe vazhdimin e merkatos, Çuko e fokuson te siguria financiare që bashkia i ka garantuar. “Lushnja ka disa sezone që lojtarët i ka të mirëpaguar dhe siguria financiare nga bashkia ka qenë shumë korrekte. Ndaj edhe ardhjet e reja tregojnë se ky është një tregues pozitiv për skuadrën tonë, e cila javën e ardhshme ka menduar që të nisë përgatitjet e sezonit të ri, dhe do vazhdojmë me merkato, ku 2-3 futbollistë janë në planet tona”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online