“17 Nëntori” i vitit 1970 nderohet nga presidenti Ilir Meta. Në Presidencë është zhvilluar një ceremoni për nderimin e bardhebluve, që atë vit arritën të barazonin 2-2 me Ajaksin e madh. Pikërisht kjo është arsyeja e dekorimit.
Çeço dhe Kazanxhi ishin shënuesit e golave për 17 nëntorin, që tanimë sikurse dihet emërtohet Klub Futboll Tirana. Të pranishëm në ceremoninë e sotme ishin edhe lojtarët aktualë të ekipit bardheblu, sikurse edhe emra të spikatur të këtij klubi.
17 nëntori në vitin 1970: Mihallaq Konomi, Perikli Dhales, Gëzim Kasmi, Gani Xhafa, Fatmir Frashëri, Niko Xhaçka, Iljas Çeço, Ali Mema, Medin Zhega, Skënder Hyka, Arben Çela, Josif Kazanxhi, Shpëtim Habibi. Trajner: Myslym Alla