Manchester City rikthehet tek ”pazari” i shtrenjtë, 85 milionë stërlina për mbrojtësin e Atletico Madrid

Manchester City vazhdon të shpenzojë shifra marramendëse. Pas nënshrkimit të dy lojtarëve, Ferran Torres dhe Nathan Ake në fillim të merkatos, qytetarët dëshirojnë dhe një transferim të çmendur në La Liga. Presidenti I Atletico Madrid ka konfirmuar në një intervistë se sheikët arabë kanë dërguar një ofertë zyrtare prej 85 milionë paundë për mbrojtësin e tyre Gimenez, por pretendojnë se duan ta mbajnë lojtarin.

“Ne kemi marë një ofertë. Por Gimenez është një lojtar i shkëlqyer dhe ne jemi të interesuar të kemi lojtarë të shkëlqyer në ekipin tonë. Gimnez është një nga qendërmbrojtësit e rinj më të mirë në botë, duket si një vrasës me fytyrë bebeje. Ai duket i ri, por ka luajtur në dy kupa bote dhe ka eksperiencën e duhur. Ai nuk ka luajtur me ndonjë ekip që janë të përqendruar vetëm në sulm si Manchester City, por ka luajtur me ekipe defansive si Atletico Madrid dhe Uruguay, kështu që është perfekt për ne. Falënderojmë Manchester City, por nuk e shesim“,- u shpreh presidenti./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online