Nica nuk ia doli të përballonte PSG dhe u mposht në shtëpi me rezultatin 0-3. Fitorja e tetë radhazi në kampionat për djemtë e Tuhel, të cilët kryesojnë me 9 pikë më shumë se St. Etieni i vendit të dytë.
Mario Baloteli nuk ishte i pranishëm në formacionin titullar në këtë ndeshje dhe u aktivizua në pjesën e dytë. Trajneri i Nicës, Patrik Vieira, shpjegon zgjedhjen e bërë dhe komenton humbjen përballë PSG.
“Balotelin nuk mund ta qortoj, por është mbrapa me përgatitjet dhe i duhet të punojë për të gjetur gjendjen më të mirë fizike. Është e vështirë të flasësh, kur humbet 3-0. Nuk dua të fajësoj lojtarët e mi. Ne bëmë shumë mirë në 15 minutat e para, ndërsa goli i tyre i komplikoi gjërat. Më pas u lamë shumë hapësira, duke lënë Rabiot të lirë”, përfundon trajneri i Nicës për “L’Equipe”.