Dimri i ashpër që ka kapur Europën nuk ka lënë pa krijuar probleme dhe për mbarëvajtjen e kampionateve vendase. Me qindra ndeshje janë anuluar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Por, probleme ka pasur edhe mbasi bora ka pushuar së rëni.
Tapetet e fushave nëpër ballkan janë mbushur me tonelata bore dhe “shpëtimtarët” kanë qenë vetë tifozët e klubeve të cilët kanë marrë në duar lopatat dhe i janë futur punës për të pastruar fushën në mënyrë që të shijojnë momentin më të veçantë të fundjavës, ndeshjen e skuadrës së zemrës.
Bukuresht, Rumani (sipër) dhe Osijek, Kroaci
Voluntari, Rumani