Bekim Balaj, sulmuesi i Ahmat Groznit, komentoi shortin e Shqipërisë dhe beson se janë rivalë me Islandën dhe Turqinë për vendin e dytë. Ai foli edhe për shortin e Kosovës, që e konsideroi të mirë për ta.
“Kemi bërë shumë ndeshje me Francën, shpresoj të bëjmë ndonjë surprizë. Për vendin e parë është çështje e zgjidhur. Lufta bëhet për vendin e dytë dhe janë tre ekipe që e pretendojnë. Me Turqinë i matëm forcat vonë, është kundërshtar i përballueshëm me ne. Islanda ka treguar rritje dhe është kundërshtar serioz, por nuk është i pakalueshëm”, tha shkodrani për “Supersport”.
Më pas ai foli edhe për Kosovën: “Po komentonim me Berishën dhe i thashë që Kosovës i buzëqeshi fati i fillestarit (qesh). Është i favorshëm për ta. Ata do kenë mundësinë të kenë një përballje reale. Kemi luajtur me Kosovën, është histori tjetër. Mundësitë janë reale edhe me këtë grup”.