Bakalli: Kam dy oferta nga Kategoria Superiore, ndaj Lushnjes vetëm për fitore!

Në javën e 27-të, Egnatia pret në fushën e saj Lushnjen, e cila renditet një vend sipër saj me vetëm një pikë më shumë. Për këtë sfidë Egnatia nuk do të ketë të gatshëm golashënuesin Mikel Canka, i cili është i skualifikuar për shkak kartonash.

Franc Bakalli është alternativa e golit për rrogozhinasit. Vetë sarandjoti deklaroi për SportEkspres.com se në këtë ndeshje do ta zëvendësojë Cankën me gol.

“Kjo është ndeshja e fundit e Egnatias në fushën e vet për këtë sezon dhe për të gjithë ekipin do të jetë një sfidë ku vetëm fitorja duhet menduar. Gjatë javës vetëm për këtë synim kemi punuar, dhe tri pikët do jenë edhe një shpërblim për tifozerinë e skuadrës sonë, e cila ka qenë mbështetje e madhe për ne në këtë sezon”.

“Me Egnatian kalova një sezon shumë të mirë, pavarësisht luhajtjeve në renditje. Pasi të mbyllet kampionati, natyrisht që do mendoj për të ardhmen time, ku deri tani kam patur dy oferta nga ekipe të Kategorisë Superiore. Preferencat e mia janë të luaj jashtë Shqipërisë”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online