Elis Bakaj është zyrtarisht futbollist i Shahter Soligorsk në Bjellorusi. Sulmuesi, i cili është ende shënuesi më i mirë në Superiore, ka lënë Kukësin për të shkuar në Soligorsk, aty ku i kanë ofruar një pagë të shkëlqyer për një sezon, deri në fund të këtij viti, sepse kampionati bjellorus nis në fund të muajit.
Pas lëvizjes së Elis Bakajt drejt Bjellorusisë qëndron agjencia EFA (Eagle Football Agency), që ka sjellë edhe mesfushorin gjeorgjian te Kukësi, Irakli Dzaria erdhi te kampionët në fuqi falë agjencisë EFA, me menaxherët Andi Matraxhiu e Florjan Biba që kanë mbyllur edhe transferimin e Bakajt në Bjellorusi.
????? ????? – ????? «???????». ?
? ????? ??????????! ?? pic.twitter.com/Rjb1yzDaKn
— ?? ?????? ????????? (@fcshakhterby) March 9, 2018
Një tjetër aventurë jashtë Shqipërie për Elis Bakajn ka luajtur te Dinamo e Bukureshtit, Çoronomorets Odesa në Ukrainë, Hapoel Raanana në Izrael dhe RNK Spliti në Kroaci, por ndoshta nuk e imagjinonte që në muajin mars t’i vinte një ofertë e tillë nga Bjellorusia: 150 mijë euro deri në fund të vitit, kur mbaron kampionati bjellorus! Në kontratë do të ketë edhe premio për fitoret, golat dhe arritjen e objektivave sezonale.
Rreth 100 mijë euro ka përfituar Kukësi, shifër e shkëlqyer, mbi të gjitha për faktin se Bakaj kishte kontratë një-vjeçare dhe në verë do të dilte i lirë në treg.
KLUBI I RI – Shaktjor është një klub i themeluar në vitin 1961, nga qyteti i Soligorskit, në qendër të Bjellorusisë. Qyteti ka rreth 100.000 banorë, ndërsa stadiumi “Stroitel” ka kapacitet prej 4200 vendesh. Shaktjor ka fituar titullin në vitin 2005, ka dalë 5 herë nënkampion i vendit, për herë të fundit para dy vitesh, ndërsa ka fituar 2 herë kupën dhe ka qenë 5 herë finalist humbës, përfshirë vitin e shkuar. Këtë sezon Shaktjor kërkon të rivalizojë BATE-n dhe Dinamo Minsk për kreun, pas vjet e mbylli vetëm 3 pikë larg kreut, duke humbur dy ndeshjet e fundit në mënyrë të pabesueshme.