Bakaj: Kampionat shumë i vështirë, pikët prioritet

Sulmuesi Elis Bakaj ka gjetur golin e parë me fanellën e Kukësit, duke zgjidhur ndeshjen kundër Kamzës me qetësinë që tregoi në transformimin e penalltisë. Pas ndeshjes, në mikrofonin e Supersportit Bakaj shprehu kënaqësinë për pikët, në një kampionat mjaft të ndërlikuar: “Nuk ishte një ndeshje e lehtë, në Superiore do ta shohim që nuk ka ndeshje të lehta dhe të gjithë do të vuajnë, ndaj Kamzës dhe çdo ekipi. E rëndësishme ka që ekipi fitoi, për momentin na duhen pikët. Vuajtëm derisa doli goli, nuk ka rëndësi kush e shënoi.

“Penalltia? Mendoj se ishte penallti. Rëndësi ka që e shënova, jo për mua, por për ekipin.

“Rivali kryesor? E kam thënë edhe më parë që Skënderbeu është rivali kryesor, por edhe Partizani. Nuk e përjashtoj as Flamurtarin, por gjithë skuadrat janë të forta, edhe Kamza sot luajti shumë mirë. Do të jetë një kampionat i bukur e me shumë rivalitet, uroj që në fund ta fitojë Kukësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online