Bakaj debuton kundër Tiranës, Ze Maria largon 5 të panevojshëm

Edvan Bakaj ka luajtur dje përballë ekipit të Tiranës. Portieri ka kaluar tek Liria e Prizrenit dhe ka debutuar menjëherë, por ende nuk ka marrë zyrtarisht letrat për t’u transferuar në Kosovë. Mbetet ende një procedurë burokratike që Bakaj të largohet zyrtarisht me letra nga klubi Tirana, por zor se presidenti Refik Halili do t’i hapë probleme, aq më shumë që e lejoi të luante kundër Tiranës dje.

LARGIMET

Pesë lojtarë ka skartuar trajneri brazilian Ze Maria. Kështu, mësohet se janë larguar përfundimisht nga ekipi Denis Myrto, Erik Asare, Elton Meta, Xhuzepe D’Anxhelo dhe Valentino Baro. Në fakt, dy prej lojtarëve nuk kanë luajtur fare dhe kanë “mbetur në klasë nga stërvitja”, ndërsa Meta, Myrto dhe D’Anxhelo nuk janë paraqitur fare mirë në ndeshjen miqësore të zhvilluar dje në “Selman Stërmasi”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *