“Bajrami? Kemi vënë shumë bast për të”, drejtori sportiv i Empolit i pashqetësuar: Pjesë e rritjes, nuk shesim më të mirët në janar

Drejtori sportiv i Empolit ka dhënë një intervistë të gjatë për “Tuttomercatoweb”, ku shpjegon strategjitë e klubit si dhe flet më tepër rreth lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. I pyetur në lidhje me luhatjet e Nedim Bajramit këtë sezon, Pietro Accardi është shprehur se kjo është një rrugë normale e rritjes së tij. Drejtori sportiv italian nuk e vë në dyshim se mesfushori shqiptar do të rritet në të ardhmen, ndërsa sa i përket strategjisë në merkato bën të qartë se nuk do të shesë lojtarët më të mirë, pavarësisht se është i sigurt se ofertat nuk do të mungojnë.

“Është pjesë e rrugës së rritjes. Edhe vitin e kaluar Bajrami ka pasur një moment të tillë, por jemi të vetëdijshëm se kemi një lojtar që do të rritet. Dhe çfarë do të mbetet, ne vëmë shumë bast për të. Këtë moment përkuljeje, e konsiderojmë normal në rrugë. Ai është i ri, duhet të ndjekë një rrugë të tillë, në fund të fundit është i datëlindjes së 99-ës.

Merkato e Janarit? Ideja është të mos mërzitet asgjë. Edhe nëse ka disa kërkesa për lojtarët e mëdhenj, Empoli nuk ka ndërmend të shesë më të mirët. Për sa i përket përfundimit që do të shohim, mbeten edhe shtatë deri në tetë ndeshje bashkë me Kupën, ne kemi marrë ende kohë me trajnerin. Nëse bëjmë diçka, do të jetë diçka e synuar dhe e plotë për skuadrën tonë”, ka thënë Pietro Accardi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online