Faza në grupe e kualifikueseve europiane për Kampionatin Botëror ka përfunduar dhe tifozët janë njohur me Kombëtaret që kanë siguruar pjesëmarrjen për në Katar. Shumë yje të futbollit rrezikojnë të jenë pjesë e Kupës së Botës vitin e ardhshëm, teksa u duhet të kalojnë fazën “play off“, që këtë herë ofron një rrugë më të ndërlikuar se zakonisht.
Ndërkohë ka edhe lojtarë që aktivizohen në nivele të larta të futbollit të cilët përfundimisht i kanë thënë lamtumirë Botërorit të vitit 2022. Kryeredaktori i “Tuttomercatoëeb“, Marco Conterio, ka listuar 10 emra të mëdhenj sipas tij që nuk do të mund ti shohim në Katar. Mes tyre është edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.
“Përfundojnë ndeshjet e kualifikueseve europiane për Katar 2022. 10 emra të mëdhenj që nuk do i shohim në Botëror: Hysaj, Mkhitaryan, Dzeko, Pjanic, Haaland, Odegaard, Skriniar, Ilicic, Oblak, Szoboszlai. Emra të tjerë?“, shkruan Conterio në rrjetin e tij social në “Twitter”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/