“Kemi lojtarë nga top klube dhe ata që vijnë nga Arabia“, Aliaj i tërheq veshin Brojës: Nuk është gati për Kombëtaren

Adrian Aliaj ka komentuar ecurinë e Kombëtares shqiptare nën drejtimin e Edi Rejës. Në një intervistë me gazetaren Klevisa Alinani në emisionin “Fax Sport” në “Fax News”, ish-futbollisti shqiptar shprehet i kënaqur me vendin e tretë në grup, por nga ana tjetër kritikon trajnerin për skemën e zgjedhur. Aliaj jep mendimin e tij edhe për çështjen Broja, ku qendron 100% pas Edi Rejës, duke theksuar se nuk duhet toleruar për pjesën e disiplinës.

“Dua të jem realist. Nuk dua të jem kritik që ti hedh fajin dikujt, sepse nuk ka sens. Kombëtarja është e të gjithë shqiptarëve. Problemi i vetëm që kam unë si Adrian është zgjedhja e lojtarëve, mënyra e lojës. Skema e trajnerit tonë është 3-5-2. Mendoj që lojtarët tonë nuk e bëjnë dot ashtu siç e ka menduar Reja. Duhet vendosja e një sistemi loje që të jemi më shumë produktivë. Nuk i kemi shfrytëzuar të gjitha ar.mët e forta të Kombëtares, lojtarë që kanë potencë, forcë, shpejtësi, dinamikë, të rrezikshëm një kundër një.

Broja? Gjithmonë është ana e trajnerit që duhet mbajtur. Pa disiplinë, pa rregull, pa seriozitet nuk ka punë serioze. Dua tju them diçka për atë djalin. Po flasim për një djalë të ri që nuk është gati për të luajtur titullar në Kombëtare. E di që shumë shqiptarë do mërziten me këtë që do them. Nuk është gati. Që të jesh titullar në Kombëtaren e Shqipërisë duhet të kesh të paktën një eksperiencë pak më të madhe seç e ka djali. Po flasim për një djalë që ka potencial, që ka një të ardhme shumë të madhe. Por nuk është gati të jetë titullar sot në Kombëtaren shqiptare. Ky është mendimi im personal. Nuk kam asgjë kundër. Ai ka bërë dy gola me instikt, që djali e ka të lindur dhe na dhuroi ato pikë dhe ato gola.

Trajner mori një vendim në bazë të disiplinës. Ka ndodhru diçka midis tyre. Gjithmonë lojtari ka vendin e vetë, trajneri ka vendin e vetë. Nëse ai e pa në atë moment që është thyer disiplina apo rregullat, atëherë nuk kemi çfarë të flasim. Lojtari do të shkojë në tribunë dhe kaq. Në shtëpinë time, në shtëpinë tuaj, në punën time apo në punën tuaj ka gjithmonë një lider. Janë ca gjëra që nuk duhet ti kapërcejmë. Është talent i madh, është potencial. Të rrimë te fjala potencial se nuk është bërë akoma lojtar. Nuk duhet ti tolerojmë gjërat dhe të thyejmë disiplinën. Jam absolutisht me trajnerin se i kam kaluar vetë këto gjëra në karrierë. Mos t’ju duket çudi se i kam kaluar edhe unë këto situata në karrierë. Jam 100% pas Rejës.

Kemi një disbalancë në kualitetin e Kombëtares sonë. Nuk dua të përmend emra se pastaj e marrin të tjerët për keq dhe bëhet Adriani i keqi. Kemi lojtarë që luajnë në top nivele dhe top klube dhe kemi lojtarë që vijnë nga Liga e Tretë spanjolle apo nga shtet arabike. Kemi një disbalancë që hap probleme të mëdha. Nuk është njësoj të luash një ndeshje ku luajnë Gjimshiti, Kumbulla, etj dhe të luash në një nivel ku janë lojtarët shumë më të dobët”, ka deklaruar ndër të tjera Adrian Aliaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online