“Bajrami ka cilësi të pazakonta”! Reja krenohet me lojtarët e Shqipërisë në Itali: Gjimshiti është një nga mbrojtësit më të mirë në Europë, Asllani…

Trajneri Reja është krenuar me lojtarët e Shqipërisë në një intervistë që ka dhënë për “La Gazzetta dello Sport”. Teksa është pyetur për Nedim Bajramin dhe Kristjan Asllanin, nuk munguan komplimentat për të dy këta lojtarë që kanë tërhequr vëmendjen e ekipeve më të mira të Serisë A. Ndërkohë trajneri nuk mund të anashkalojë paraqitjet fantastike të Gjimshitit me Kombëtaren.

“Gjimshiti është një nga mbrojtësit më të mirë në Europë. I fortë në l.uftën në ajër, lexon mirë aksionin dhe ka zgjedhje të saktë të kohës. Me Gasperini është bërë kualitet i lartë. Nedim Bajrami? Ka cilësi të pazakonta teknike. Duhet të përmirësohet vetëm në fazë mbrojtëse, por është shumë gati për një ekip të madh tani.

Një lojtar me shumë prespektivë të re është Asllani. Po rritet nga e diela në të dielë në ndeshjet e tij me Empolin në Serinë A. Gjëja më e rëndësishme është që të ketë kokën ulur për t’u rritur më tej, të mësohet me sakrificat dhe të mos ndalet kurrë së punuari. Ndryshe, nuk mund të bëhesh dot kurrë kampion”, tha Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online