Armando Broja me shokë tërheqin si magnet tifozët e Kombëtares, ja sa bileta janë shitur deri tani kundër Gjeorgjisë

Shqipëria do të përballet në ditën e sotme ndaj Gjeorgjisë. Kjo miqësore do të fillojë në orën 18:00, atje ku kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren pas super ndeshjes së zhvilluar me Spanjën. Armando Broja pritet që ta nis si titullar, por edhe i shumëpërfoluri Kristjan Asllani. Me interes të veçantë pritet edhe Adrian Bajrami, mbrojtësi i Benfikës, nëse do të ketë minuta për të.

Nisur nga këto emra, tifozët e Kombëtares po vazhdojnë që të blejnë biletat për të qenë në stadium kundër Gjeorgjisë. Sipas “Supersport”, deri tani janë shitur 7200 bileta, teksa po vazhdon blerja e tyre ku zakonisht tifozët e lënë blerjen për në momentin e fundit. Një interes jo i vogël duhet thënë për një takim miqësor dhe ndaj një rivali që në emër nuk tërheq, por në formën e tij dhe rezultatet është jo pak i fortë, teksa vjen pas fitores ndaj Bosnjes Hercegovinës me shifrat 0-1 në transfertë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online