“Regjistrohuni në faqen tonë”! Juventusi kërkoi “poshtërimin” e tifozëve të Interit, zikaltërit braktisin ndeshjen dhe nuk do të shkojnë në stadium

Juventus-Inter do të jetë ndeshja që do të luhet në datën 3 prill. Kjo përballje e Serisë A do të ketë mungesë të madhe, teksa tifozët zikaltër kanë refuzuar që të udhëtojnë për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës. “Nuk do të japim shpjegime për të shkaktuar polemika nga ato të zakonshmet, është e kotë. Ne kemi arsyet tona dhe kjo duhet të jetë e mjaftueshme për lexuesin. Mjafton që ju ta dini se është një mendim i ndarë nga drejtuesit e klubeve të tjera.

Është zgjidhje e dhimbshme, por nuk shmangej dot”, thuhet në njoftimin për të shtyp të grupit kryesor të tifozëve të Interit. Arsyeja ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por arsyeja kryesore sipas raportimeve të mediave lidhet me mënyrën sesi vendi pritës, Juventusi, po menaxhonin biletat. Fillimisht çmimi prej 55 eurosh është konsideruar tepër i lartë, por problemi shkon përtej anës materiale. Tifozët të Interit nuk i pëlqeu fakti se e vetmja mënyrë për të blerë një biletë ishte që të aplikoni në faqen e internetit të Juventusit, një rival historik ky i nerazzurëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online