Bajerni i Mynihut mendon gjithnjë për të ardhmen dhe u jep prioritet të rinjve, sidomos nëse ata janë gjermanë, ndaj sot ka zyrtarizuar rinovimin me mbrojtësin e talentuar Xhoshua Kimish.
Mbrojtësi i kombëtares gjermane, vetëm 23 vjeç, është pjesë e Bajernit prej vitit 2015, kur klubi bavarez e bleu për 8.5 milionë euro nga Shtutgarti, që ia kishte huazuar për dy sezone Lajpcigut dhe pikërisht aty u vu re talenti i mbrojtësit që tashmë është kthyer në një lojtar kyç në Mynih, aty ku ka zëvendësuar në mënyrë perfekte ish-kapitenin Filip Lam.
Mbrojtësi i djathtë, i cili është i aftë të luajë edhe në mesfushë, u shpall Lojtari i Vitit 2017 në Gjermani dhe Bajerni nuk mund të rrezikojë ta humbasë, duke parë klubet e rëndësishëm që janë të aftë të shpenzojnë shumë marramendëse, ndaj sot Kimish ka firmosur rinovimin e kontratës deri në vitin 2023, me një rritje të konsiderueshme page.
Edhe nëse afrohen klube të tjerë, si Reali apo PSG dhe klubet angleze, Kimish zor se do të merrte parasysh largimin, jo thjesht sepse në Mynih e mban kontrata, por mbi të gjitha sepse çdo gjerman ëndërron te Bajerni dhe klubi bavarez është rruga më e sigurt për t’u bërë futbollist i madh dhe pjesë e kombëtares gjermane, aty ku Kimish është tashmë titullar.
? Bis 2023 – #FCBayern verlängert vorzeitig mit Joshua #Kimmich: https://t.co/JpM0r6ClAP #Kimmich2023 ???????? pic.twitter.com/dTwrV1IViR
— FC Bayern München (@FCBayern) March 9, 2018