Bajerni nuk e harron Shvajnshtajgerin, Basti luan ndeshjen e fundit në “Allianz Arena”

Bastien Shvajnshtajger do të rikthehet të luajë në “Allianz Arena”, natyrisht jo si lojtar i Bajernit, por i “Chicago Fire”, ku luan që prej vitit të kaluar. Skuadra amerikane do të luajë përballë Bajernit në “Allianz Arena” në një ndeshje lamtumire për ish-mesfushorin, që me siguri nuk do ti bie më rasti të luajë në stadiumin  ku shkroi histori për vite me radhë.

Ndeshja do të zhvillohet më 28 gusht, ndërsa dy ditë para takimi miqësor, ekipi i “Chicago Fire”, do të stërvitet në kompleksin stërvitor të Bajernit, “Säbener Straße”, diçka kjo që me siguri do jetë diçka e veçantë për mesfushorin 34-vjeçar.

Kontrata e Shvajnshtajgerit me ekipin amerikan mbaron më 31 dhjetor dhe me shumë gjasa gjermani do të varë këpucët në gozhdë, pasi ai po e ndjen që trupi i tij nuk po përballon më intensitetin e ndeshjeve në “MLS”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *