Bajerni i Mynihut “peshkon” në Spanjë, zbulohet objektivi

Interi kishte hedhur sytë nga mesfushori i Espanjolit, Mark Roca, i cili po shkëlqen me Spanjën U21 në kampionatin evropian të 21-vjeçarëve. Zikaltrit nuk mund të shpenzojnë shumë dhe mund të mbetet thjesht një dëshirë merkatoje.

Së fundmi në skenë ka dalë një tjetër klub që e dëshiron. “Onda Cero” raporton se Bajerni i Mynihut po e shikon me kujdes mesfushorin. Për të arritur te Roca, gjermanët duhet të paguajnë plot 40 milionë euro. Kaq është klauzola e largimit të mesfushorit nga Espanjoli.

Roca është produkt i akademisë së klubit spanjoll dhe sezonin e fundit është aktivizuar rregullisht në La Liga. Ai është aktivizuar 35 ndeshje si titullar në kampionat, ndërkohë që ka shënuar edhe një gol kundër Levantes, në një ndeshje që është mbyllur me rezultatin 2-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *