Bajerni i Mynihut bindet, vjen rinovimi me Gnabrin

Bajerni i Mynihut, veçse pritet të bëjë disa lëvizje në hyrje, po punohet edhe për nënshkrimin e kontratave të reja me futbollistët aktualë. Serzh Gnabri është ai që ka pranuar ofertën e kampionëve në fuqi të Gjermanisë dhe ka nënshkruar deri në vitin 2023.

I blerë në verën e vitit 2017 te Verder Bremeni për 10 milionë euro, anësori i krahut të majtë këtë sezon ka arritur të ketë hapësira dhe të realizojë 6 gola në Bundesligë. Në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Arsenalit dhe më pas spikati te Verderi dhe Hofenhajmi.

“Ndihem me të vërtetë shumë mirë këtu. Jam shumë i kënaqur me këtë skuadër dhe shpresoj të fitoj shumë tituj dhe të përjetoj momente të mrekullueshme.  Shikoj një të ardhme të mirë me Bajernin”, është shprehur Gnabri për faqen zyrtare të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *