Bajerni i madh po kthehet, miliona për pesë goditje në merkato

0

Bajernit të Mynihut nuk i mungojnë milionat. Nëse është për çështje bilancesh, bavarezët nuk kanë të krahasuar me asnjë klub. Gjithsesi tifozëve u intereson të shohin një ekip konkurrues në arenën ndërkombëtare, pasi në Gjermani me pak impenjim titulli është bavarez.

Dy lojtarët e parë që në verë mbërrijnë në Gjermani luajnë në repartin e mbrojtjes. Benjamin Pavard do të lërë Shtutgartin dhe do të bëhet pjesë e kampionëve në fuqi të Gjermanisë. Kampioni i botës luan në qendër dhe në të djathtë të prapavijës.

Goditja tjetër, e pranuar edhe në Spanjë, është ajo e mbrojtësit Lukas Hernandez. Francezi, pjesë e rëndësishme e kombëtares së tij në triumfin e regjistruar në “Rusi 2018”, është në bisedime prej kohësh me Bajernin. Bild e konsideron të kryer kalimin e 23-vjeçarit te bavarezët. Qendërmbrojtësi do të jetë një nga shtyllat e mbrojtjes së gjigantëve gjermanë.

Bajerni nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Timo Verner nuk do të rinovojë me Lajpzig dhe sulmuesi do të shitet. Presidenti Uli Hënes e ka bërë gati çekun. Një tjetër lojtar për sulmin, i kërkuar me ngulm edhe në janar, është Kallum Hudson-Odoli. Talenti 18-vjeçar i Çelsit do tentohet sërish në verë. Oferta është konkrete: 30 milionë euro. Një vit para përfundimit të kontratës, londinezët me shumë mundësi do të dorëzohen.

Dëshira tjetër e merkatos është mesfushori ofensiv Kai Haverts. Lojtari i Leverkuzen, vetëm 19 vjeç, po spikat këtë sezon në Bundesligë. Plot nëntë gola të shënuar prej tij në 23 ndeshje në Bundesliga dhe shumëkush e krahason me Majkëll Balak. Për të Bajerni duhet të shpenzojë disi. 65 milionë euro për t’i prishur mendjen Leverkuzenit. Haverts është nën kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022. Bajerni e ka të qartë: vetëm me merkato mund të dominojë në Europë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.